Menaxhimi i kohës nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e një orari të caktuar-ka të bëjë edhe me atë se sa i jepni hapësirë vetes për ndryshime. Për të kaluar një kohë sa më produktive në të cilën e menaxhoni mirë orarin tuaj ditor, gjeni disa rekomandime të thjeshta nga Shkolla Verore e Harvardit.

Krijoni një kalendar të personalizuar

Krijoni një kalendar për veten tuaj me të gjitha afatet e ardhshme, provimet, ngjarjet sociale dhe angazhimet e tjera kohore, në
mënyrë që këto ngjarje të mos ju vijnë si befasi. Mund të përdorni edhe kalendarë digjitalë, si Google ose Outlook.

Caktoni prioritetet

Kushtojani disa minuta vlerësimit të prioriteteve tuaja. Mendoni se cilat punë janë më urgjente dhe sa energji keni për to. Nëse jeni tip që parapëlqeni t’i bëni së pari gjërat e thjeshta, provoni t'i përfundoni ato përpara se të kaloni në gjëra ose detyra që kërkojnë më shumë fokus.

Gjeni njerëz që ju mbështesin

Përgatitja dhe organizimi mund t'ju çojnë larg. Për fat të mirë, të gjithë ne mund të mbajmë afër vetes njerëz që i gëzohen suksesit tonë. Mbajeni veten të përgjegjshëm duke gjetur mbështetje te shokët me të cilët mund to studioni bashkë ose të punoni në diçka të përbashkët. Për t’i ndihmuar njëri-tjetrit të jeni sa më shumë produktiv.

Jini realistë dhe fleksibilë

Një ditë do t’ju shfaqen rrethana të paparashikuara ose, thjesht, mund të mos jeni në gjendje të arrini t’i bëni të gjitha gjërat që i keni vendosur prioritet brenda një dite të caktuar. Jini të durueshëm me veten kur gjërat nuk shkojnë saktësisht sipas planit. Kur krijoni kalendarin dhe listën e prioriteteve, jini realistë për atë që mund të arrini dhe planifikoni kohë shtesë nëse mendoni se një aktivitet mund të zgjasë më shumë se zakonisht.